U arratis për ti shpëtuar drejtësisë, gjendet i zhveshur në pyllin plot me krokodilë

Dy peshkatarë në Australi i erdhën në ndihmë një personi të arratisur nga drejtësia në Australinë Veriore, të cilin e gjetën në kushte të mjerueshme dhe të zhveshur mes pemëve mbi një kënetë me krokodilë

Kev Joiner dhe Cam Faust u ndeshën me burrin në East Point afër qytetit të Darvinit.

Miqtë po vendosnin gracka për kapjen e gaforreve, kur dëgjuan thirrjet për ndihmë të një personi që qëndronte mbi pemë.

Ata tregojnë se burri iu lut atyre për ujë dhe tha se kishte mbetur i bllokuar për katër ditë, duke jetuar vetëm me kërmij.

Sipas mediave australiane 40-vjeçari kishte shkelur lirinë me kusht për grabitje me armë