Meta, Ramës: Boll mashtrove! Trego pse po i lë banorët e Selenicës pa rrugën e premtuar?

Presidenti Meta nuk është ndalur vetëm me daljen në konferencë për të shpjeguar edhe njëherë nëpërmjet dokumentave shkeljen e Kushtetutës dhe të ligjit të konstatuar në procedurën e ndjekur nga Qeveria për lidhjen e Marrëveshjes së Huasë me Fondit Saudin për Zhvillim, për projektin e “Rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum)”. Në një postim të fundit në profilin e tij, Meta i kërkon Ramës të ndalë mashtrimet dhe tu shpjegojë banorëve të Selenicës, përse qeveria po I lë pa rrugën e premtuar.

‘BOLL ME MASHTRIME! Banorët e Selenicës presin përgjigje: Përse qeveria po i lë pa rrugën e premtuar?’