Kuvendi voton për dërgimin e FSK-së në misionin e parë paqeruajtës jashtë vendit

Kuvendi i Kosovës ka votuar këtë të martë propozimin e Qeverisë për dërgimin e trupave të FSK-së në mision jashtë vendit.

92 deputetë kosovarë kanë votuar pro dërgimit të ushtarëve të Ushtrisë së Kosovës për mision të përbashkët me ushtrinë e Iowa-s.

Nuk ka pasur asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. 92 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim.