Në kërkim për grabitje banesash në Austri, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Spanjë

Pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia austriake, një i ri shqiptar 23-vjeçar është arrestuar në Motril.

Sipas informacioneve, Gjykata e Eisenstadt e kishte dënuar shqiptarin për grabitje banesash me forcë.

Në momentin e ndalimit, i riu ishte duke drejtuar një automjet me qera bashkë me një tjetër kur i ndalua, teksa iu gjet edhe një pistoletë.

Madje për shqiptarin një hetim të hapur kishte edhe në Gjermani.