SHBA: ndalohet lideri i ekstremit të djathtë, dogji flamurin e protestuesve anti-racizëm

Kreu i grupit të ekstremit të djathtë "Proud Boys" është arrestuar në Ëashington DC nën dyshimin e djegies së një flamuri të protestuesve të “Black Lives Matter”. muajin e kaluar. Enrique Tarrio përballet me akuza të shkatërrimit të pronës e keqbërje, thotë policia.

Ai thuhet se ka pranuar që ka djegur një banderolë të marrë nga një kishë e njerëzve me ngjyrë gjatë një mitingu në dhjetor, në qytet.

Z. Tarrio ka thënë në aplikacionin e mediave sociale Parler se “Proud Boys”do të dalin me numër rekord në 6 janar", duke iu referuar anëtarëve të tij si "grupi më famëkeq i zotërinjve të jashtëzakonshëm".

Kush janë Proud Boys dhe Antifa?

Një zëdhënës i Departamentit të Policisë Metropolitane, Dustin Sternbeck, i tha Ëashington Post të hënën se z. Tarrio ishte ndaluar në një automjet pak pasi hyri në qark.

36-vjeçari iu gjet gjithashtu gjatë arrestimit të tij, dy pajisjeve që lejojnë armët të mbajnë plumba shtesë, tha një burim për CBS Neës.

Akuza për shkatërrimin e pronës lidhet me një protestë në Uashington DC në 12 dhjetor në mbështetje të pretendimeve të Presidentit Trump në largim për mashtrim në zgjedhje.

Z. Tarrio - i cili jeton në Miami, ku gjithashtu thuhet se drejton një organizatë të quajtur “Latinos për Trump” - i tha Washington Post në atë kohë se ai e kishte djegur flamurin e “Black Lives Matter”.

Por ai pohoi se nuk e njihte Kishën Metodiste të Bashkuar në Asbury, ku thuhet se ishte ngritur flamuri e ku merrnin pjesë kryesisht besimtarë afrikano-amerikanë.

Z. Tarrio gjithashtu tha se anëtarëve të “Proud Boys” iu ishin vjedhur flamujt dhe kapelet në demonstratat e kaluara dhe nuk ishte arrestuar askush për ato incidente të pretenduara.

Më herët të hënën, një kishë tjetër e njerëzve me ngjyrë që u vandalizua gjatë protestës së dhjetorit i paditi z. Tarrio dhe “Proud Boys”.