Agjenti i Rrahmanit, Aliaj: Amiri do qëndrojë gjatë te Napoli, besojmë te Gattuso

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Adrian Aliaj, agjent i mbrojtësit kosovar të Napolit Amir Rrahmani , foli për “Radio Marte” këtë mëngjes, duke komentuar debutimin e klientit të tij kundër Cagliari: "Jam i lumtur për Amirin, nuk kam pasur kurrë dyshime për cilësitë e tij.

Do të qëndrojë për një kohë të gjatë te Napoli, besojmë te Gattuso dhe projekti i klubit. Duhet pak durim por gjithçka do të jetë mirë, unë vërtet besoj tek lojtari im ".