Ish-sulmuesi i Partizanit e nis vitin mbarë, gol në kampionat

Ish-sulmuesi i Partizanit, Kaleb Ekuban, e ka nisur vitin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Futbollisti gaznez, gjeti rrugën e rrjetës në sfidën e parë të vitit 2021, duke i dhuruar 3 pikë të arta Trabzonsporit në ndeshjen e kampionatit ndaj Karagumruk, që përfundoi me rezultatin 1-2.

Në minutën e 81-t, Ekuban tundi rrjetën duke vulosur fitoren në transfertë. Ky ishte goli i katërt në këtë sezon për ishin e Partizanit.