Graziano Pelle mbyll kontratën me klubin kinez, e do Conte tek Interi

Graziano Pelle është tashmë një lojtar i lirë dhe po përgatitet për rikthimin në Europë.

Sulmuesi italian ka mbyllur kontratën më skuadrën kineze të Shandong Luneng, me të cilët luan nga viti 2016, ku ka zhvilluar 133 ndeshje dhe ka shënuar 63 gola.

Pelle prej kohësh ndiqet nga skuadra e Interit, si një dëshirë e madhe e trajnerit Antonio Conte, i cili e ka pasur nën urdhrat e tij lojtarin edhe gjatë kohës kur drejtonte Italinë.

35-vjeçari ka vendosur të rikthehet në Europë, ku përveç Interit edhe skuadra të tjera të Serisë A kanë shfaqur interes për ta marrë në ekipet e tyre.