FOTO/ Firmat e shokëve dhe i lidhur me rrip sigurimi, Martinez merr topin në shtëpi

Hat-trick i parë i Lautaro Martinez në Serie-A ndihmoi skuadrën e tij, Inter të thyejë Crotonen me rezultatin 6-2.

Pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi argjentinas mori topin në shtëpi, në shenjë kujtimi nga kjo sfidë, ku arriti të realizonte tre gola. Të gjithë shokët e skuadrës kishin firmosur në të.

Për ta shprehur gëzimin e tij, Martinez ndau me ndjekësit e tij në Instagram një fotot të udhëtimit për në shtëpi me topin në vendin e pasagjeri, të lidhur me një rrip sigurimi.