VIDEO/ Berisha: Lokali i Arben 'Malavitës' hapur pas mesnatës, në mes breshërive të pistoletave

Sharje, britma, klithma klientësh të dehur, policë e deri krisma armësh në një lokalet e natës më të njohur në Korçë, Pub Republica, pikërisht në netët e festave, kur qeveria kishte shpallur shtetrrethimin në të gjithë vendin dhe kishte ndaluar hapjen e lokaleve.

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka publikuar pamjet duke akuzuar Policinë për pafuqinë e saj, pasi lokali është në pronësinë e drejtuesit të njërës prej mediave më të mëdha në vend dhe ortak me Kryeministrin Edi Rama në disa afera.

Berisha ka publikuar mesazhin e ardhur nga qytetarët me këtë denoncim:  “Lokali i Arben Malavitës vazhdon punën edhe pas orës 1 të natës në mes breshërive të pistoletave duke u kthyer në bombë biologjike për qytetarët e Korçës. Narkopolicia bën sehir! Mbrohet nga narkoshteti!" nënvizon ai.

Doktor, përshëndetje!

Plas pistoleta në lokalin e Ben Blushit në Korçë. “Pub Republika” rreth orës 1 ishte “full”. Në kundërshtim me masat, lokali ishte sërish hapur. Fillimisht një sherr dhe u dëgjuan krisma armësh, më pas ka shkuar edhe Policia. Ç’bëhet kështu?! Ju lutem anonim.