Si sot nisi Kryengritja Antikomuniste e Kelmendit, ç'ndodhi më 3 janar 1945
Përkujtohet sot Kryengritja Antikomuniste e Kelmendit e 3 janarit 1945, e cila mori fund në 15 shkurt 1945.
E zhvilluar 76 vjet më parë, ajo mbetet një prej ngjarjeve më të rëndësishme të periudhës së komunizmit.
Me 3 janar 1945 banorët e Kelmendit dhe Malësisë së Madhe u ngritën me armë në dorë për të mos lejuar që forcat komuniste diktatoriale, të cilët kishin shpallur operacion spastrimi për të gjitha zonat e veriut, të shtypnin me dhunë rezistencën antikomuniste të kelmendasve.
Me në krye prijësit Prek Cali e Llesh Marashi, luftime të përgjakshme u zhvilluan për rreth një muaj e gjysëm në Tamarë, Brojë, Bajzë, Shkrel, Koplik e rrethina të tjera.
Më 15 shkurt 1945, Prek Cali u rrethua dhe u kap me bashkëluftëtarët e vet në shpellën e Vuklit dhe në atë moment mori fund kryengritja e parë antikomuniste shqiptare.
Nga kjo kryengritje u vranë rreth 44 veta, ndërsa në gjyqin e marsit, regjimi mori vendimin e pushkatimit të Prek Calit dhe të 7 malësorëve të tjerë.