Bien rastet e reja me koronavirus në Itali

Në 24 orët e fundit, Italia konfirmoi 11.831 raste të reja të koronavirusit.

Në krahasim me një ditë më parë, kjo shifër është dy herë më pak, por kishte edhe shumë më pak të testuar, rreth 67.174 persona, 90.000 më pak se një ditë më parë.

Gjithashtu 364 pacientë vdiqën, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Që nga fillimi i pandemisë, 74.985 vdekje janë regjistruar në Itali, më së shumti në Evropë, dhe më shumë se dy milionë njerëz janë infektuar deri më tani. 

22.948 pacientë u shtruan në spital, nga të cilët 2.569 janë në kujdes intensiv.