Izraeli kryeson garën e vaksinave/ Rreth 12% e popullatës ka marrë dozën e parë

Mbi një million izraelit kanë bërë vaksinën kundër koronavirusit, duke shënuar nivelin më të lartë në botë, ndërkohë rriten përpjekjet globale të imunizimit të popullsisë.

Sipas një faqe interneti për vaksinimin global, të lidhur me Universitetin e Oksfordit, Izraeli ka një normë prej 11.55 dozave të vaksinimit për 100 njerëz, ndjekur nga Bahreini në 3.49 dhe Mbretëria e Bashkuar në 1.47.

Për krahasim, Franca kishte vaksinuar 138 persona gjithsej deri më 30 dhjetor.

Ndërkohë më shumë se 1.8 milion njerëz kanë vdekur tani nga virusi në të gjithë botën.  

Shumica e vaksinave të aprovuara për përdorim deri më tani mbështeten në dy doza, të marra në më shumë se një javë kohë.

SHBA ndodhet shumë larg nga synimi i saj për të vaksinuar 20 milion njerëz deri në fund të vitit 2020, me vetëm 2.78 milion, që kishin marrë një dozë në 30 Dhjetor./ BBC/