Kush ishte vajza misterioze në krah të tij? Klajdi Haruni flet për jetën private

Kur vjen fjala tek jeta personale këngëtari i njohur Klajdi Haruni ka preferuar gjithmonë të tregohet i rezervuar.

Vitin e kaluar, këngëtari na la të kuptonim se ishte në një lidhje, pasi kishte ndarë me ndjekësit një foto ku shihej krah një vajze, por pa i zbuluar portretin asaj.

Së fundmi, i ftuar në ‘Pardon My French’ ai i hodhi poshtë dyshimet e ngritura muaj më parë, duke deklaruar se nuk është në një lidhje.

Këngëtari u pyet rreth fotos në fjalë dhe tha se ‘nuk ka pasur asgjë’.

'Pra, je ndarë'?, u pyet ai.

'Nuk ka pasur asgjë', përsëriti Klajdi, duke këmbëngulur.