Vrasja tek Astiri: Si i përdori fëmijët Ademi për t'u hyrë në shtëpi, dy gratë po hanin bukë...

Mësohen të reja nga vrasja e dy motrave tek Astiri nga 59-vjeçari Përparim Ademi, të cilit sot Gjykata e Tiranës i dha masën e sigurisë "arrest me burg".

Ademi para se te ngjitej në apartament, ka marrë njërin nga fëmijët duke e përdorur si karrem për të hyrë brenda. Dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani kanë qenë duke ngrënë bukë.

Në momentin që është hapur dera dhe motrat kanë parë që është ai, kanë tentuar të mbyllin derën.

Menjëherë 59-vjeçari Përparim Ademi ka hapur zjarr, fillimisht në derë dhe pastaj në drejtim të motrave, të cilat kanë qenë të shtrira.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 26 gëzhoja plumbash, ndërsa vetëm 5 prej tyre kanë kapur motrat Bardhi e Metani.

Pasi ka kryer krimin, 59-vjeçari ka qëlluar nëpër muret e banesës, më pas ka lënë armën automatik kinez dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Automatiku është gjetur me karikator bosh, pasi e kishte zbrazur në trupat e viktimave dhe në banesën e tyre.

Ademi u akuzua për veprën penale "vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare".

Ademi, sipas burimeve, ka deklaruar madje se ka dhe nje femije te paregjistruar me njeren nga dy motrat dhe se bashkeshortja e tij kishte dijeni per lidhjen e tij me grate në Shqipëri, madje edhe kishin udhetuar bashke, por ajo nuk donte ta prishte familjen e tyre dhe e kishte lene ne heshtje.