Në Spanjë e bëjnë të kryer: Real Madrid ka arritur akordin me David Alaba-n

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat spanjolle. Bëhet fjalë për yllin e Bajernit, David Alaba. Sipas prestigjiozes “Marca”, austriaku ka arritur akordin me Realin e Madridit për transferimin tek galaktikët.

Marrëveshja pritet të mbyllet në ditët në vijim. Për sa i përket kontratës, ajo do të jetë 4- vjeçare. Alaba do të  përfitojë 10 milionë euro në sezon, gjithmonë nëse akordi i arritur finalizohet me sukses.