COVID-19/ Ndërron jetë në moshën 64 vjeçare biologu i njohur Besnik Hallaçi

Covid-19 i ka marrë jetën  në moshën 64 vjeçare, drejtorit të Administratës së Zonave të Mbrojtura Qarku Kukës, Besnik Hallaçi.

Hallaçi është biolog dhe ambientalistit i njohur në  rang kombëtar dhe ndërkombëtar dhe zbulues i “Tulipanit Shqiptar” ndryshe “Tulipani i Kukësit”. Ai prej dy javësh ishte i shtruar tek “Shefqet Ndroqi” aty ku dhe po merrte trajtim për virusin.

Lajmin e kanë bërë me dije miqtë e tij në mediat sociale, ku ndër të tjera shkrujnë se ai ishte një njeri fisnik familjar model, biolog,ambientalist, studiues i pasionuar, fotograf, njeri që si rrallëkush e njihte florën e faunën e verilindjes.

”Besniku ishte një prind shembullor, një mik dhe shok i jashtëzakonshëm, një burrë fisnik, që shquhej për përkushtim e devotshmëri ndaj punës dhe miqve të shumtë” shkruajë miqtë dhe bashkëpuntorët e tij duke I shprehur ngushëllime familjes së tij.

Për humbjen e biologut të njohur ka shkruajtur edhe Prefekti i Qarkut Kukës Zenel Kuçana. “Lajm i trishtë , për humbjen e jetës së biologut pasionant e drejtuesit model në rrethin e Kukësit, ngushëllime familjes , të afërmeve , shokëve e miqëve të tij . Lamtumirë Besnik Hallaçi , paç dheun e lehtë.