Nuk flisnin për shkak të Tunës, Patris dhe Robert Berisha tregojnë se si u pajtuan

Për një periudhë vëllezërit Patris dhe Robert Berisha nuk flisnin me njëri-tjetrin dhe gjithmonë është përfolur se shkaku ka qenë Tuna.

Marrëdhëniet mes Robert Berishës, Nora Istrefit dhe Tunës nuk kanë qenë aspak të mira dhe sherri i tyre është bërë publik.

Por tanimë vëllezërit kanë vendosur t’i lenë të gjitha hatërmbetjet pas dhe ruajnë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin.

Të ftuar në emisioni Soiree me Jonida Shehun ata janë pyetur se cili e merr hapin i pari për t’u pajtuar kur ndodh një sherr.

"Unë e marr hapin i pari. Lëshoj pe gjithmonë, jo vetëm me vëllaun”, është përgjigjur Patris Berisha.

Ndërsa Roberti ka shtuar “Duke qenë se është pak më i vjetër në moshë. Ai që është gabim e merr gjithmonë hapin i pari”, duke na lënë të nënkuptojmë se ka qenë Patrisi i pari që iu ka dhënë fund mosmarrëveshjeve me vëllain e tij dhe se në fakt ka qenë faji i tij që ata nuk flisnin.