VIDEO/ Digjet ‘Benz-i’ sapo del nga tuneli i Elbasanit

Një autoveture është përfshirë nga flakët sapo kishte dalw nga tuneli Tiranw-Elbasan.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Mamël rreth 1 km larg tunelit. Automjeti i llojit, tip ‘Benz Class’ është mbuluar nga flakët rreth orës 12:45.

Fatmirësisht drejtuesi i automjetit dhe dy personat e tjerë që ndodheshin në të, sapo kanë vënë re tymin dhe flakët që kishin ‘pushtuar’ automjetin kanë ndalur dhe kanë dalë menjëherë duke u larguar dhjetëra metra prej vendit të ngjarjes.

Ndërkohë është njoftuar shërbimi zjarrfikës për të ndërhyrë për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë automjetin.