EMRAT/ Krim natën e ndërrimit të viteve, i riu vret kunatin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve.

Një 42-vjeçar ka vdekur për shkak të vrasjes me thikë nga kunati i tij. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë në rrugën ‘5 maji’.

Sipas policisë, Klajdi Shundi 34 vjeç në gjendje të dehur ka qëlluar me thikë në qafë kunatin e tij, Vladimir Zvezhda.

Ky i fundit edhe pse është dërguar në spital, ka humbur jetën.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Plagosi me thikë me pasojë vdekjen kunatin e tij, vihet në pranga nga shërbimet e Policisë autori i dyshuar i ngjarjes.

Rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën ‘5 Maji’ pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta shtetasi K. Sh., 34 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij shtetasin V. Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.