Mjekët nesër në protestë për Allkjan/ Dasho: Solidarizohuni

Mjekët kanë paralajmëruar një protestë nesër në QSUT pas shkarkimit skandaloz të kolegut të tyre, Ilir Allkja.

Mesazhin e protestës e shpërndau edhe mjeku Erion Dasho.

Ai kërkon solidarizim për protestën e orës 10.00.

"Sapo u njoftova për një protestë të sindikatës së bluzave të bardha nesër në datë 31.12.2020, ora 10.00 para spitalit Nr. 1 në QSUT!

Protesta ka si motiv kërkesën për anullimin e urdhërit të klarinetistit të QSUT-së dhe kthimin e menjëhershëm në punë të Dr. Ilir Allkja.

Kolegët protestues mirëpresin solidarizimin nga bluza të bardha jashtë QSUT-së dhe qytetarët!

#solidaritet

#DrIlirAllkja," shkruan ai.