VIDEO/ Teuta mposht thellë Kukësin dhe merr vendin e dytë në renditje

Teuta e ka mbyllur në mënyrë të shkëlqyeshme vitin 2020. Durrsakët triumfuan me rezultatin e thellë 3-0 ndaj Kukësit në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Kategorinë Superiore.

Skuadrat e nisën vrrullshëm sfidën, por pa arritur t’i kthejnë rastet në gol. Fillimisht ishin verilindorët që rrezikuan portën e bregdetarëve, por Leirës iu ndal topi nga Frashëri (minuta, 7).

Në minutat 23 dhe 24 skuadra e Teutës pati dy shanse të arta për të kaluar në avantazh, por pa arritur t’i kthejë në gol.

Në minutën e 31’ kuksianet pretenduan për një penallti. Pas këtij momenti, lojtarët e skuadrës verlindore shkojnë te gjyqtari Xhaja, duke protestuar për vendimin.

Pjesa e dytë nis me nhë moment të vështir në portën e Teutës (48′)m me Horic që nuk arrin ta shtyjë topin drejt rrjetës. Pak çaste më vonë portieri Tafas i mohoi golin Arapit, me një devijim vedimtar. Goditja e fortë e Limajt në minutën e 54-t gjeti të përgatitur Frashërin, për të ardhur më pas tek momenti që ndryshoi rrjedhën e lojës. Në të 65-tën, Emiliano Vila pasi rrembeu një top në gjysmëfushën e Kukësit iu afrua zonës dhe lëshoi në mënyrë të befasishme një goditje nga distanca, që përfundoinë rrjetë.

Vetën katër minuta më vonë, “Djemtë e Detit interpretuan në mënyrë perfekte një kundërsulm të shpejtë, që u finalizua me klas nga Dejvi Bregu.

Kukësi u demoralizua pas dy golave të pësuar  brenda katër dhe në minutat shtesë u ndëshkua me të tretin, që ka për autor Lorenco Vilën, I shërbyer më zgjuarsi nga Asion Daja. Mbyllet 0-3 në “Elbasan Arena”, me Teutëm që merr një fitore të madhe për objektivat sezonale, ndërsa verlindorët pësuan humbjen e dytë radhazi me 3 gola diferencë, çka tregon se fokusi kryesor i stafit teknik duhet të jetë faza mbrojtëse.

Me këtë fitore Teuta u ngjit në vendin e dytë të renditjes me 20 pikë të grumbulluara, ndërsa Kukësi zbret në vendin e 5-të me 17 pikë.