Moti i keq, Lezha pa energji elektrike prej disa orësh

Situata e rënduar për shkak të shirave që ranë në të gjithë vendin ditën e sotme ka sjellë edhe pasojat e para.

Shumë fshatra në Lezhë pa energji elektrike.

Shkak mësohet se janë bërë erërat e forta si edhe dhe stuhia e shiut.

Ndërkohë që moti i keq ka përshkuar të gjithë Qarkun e Lezhës.

Ku vetëm në Velipojë, ujërat kanë vërshuar në hotele dhe banesa.