VIDEO/ Përmbytet Durrësi, situatë kaotike në rrugët e qytetit

Pamje kaotike po përjeton në mbrëmje edhe qyteti I Durrësit. Shirat e rrëmbyeshëm që kanë rënë gjatë ditës kanë përmbytur rrugët e qytetit.

Ujërat kanë vërshuar kudo duke e bërë të pamundur lëvizjen. Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga Syri Tv, rrugët janë përmbytur kudo, duke sjellë problem në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.