Përfundon pa gola pjesa e parë mes Kukësit dhe Teutës

Ka përfunduar në barazim pa gola pjesa e parë mes Kukësit dhe Teutës e vlefshme për javën e 12-të në Kategorinë Superiore.

Teuta kërkoi më shumë golin por portieri Tafa bëri disa pritje shpëtimtare për skuadrën verilindore.

Në minutën e 31’ kuksianet pretenduan për një penallti. Pas këtij momenti, lojtarët e skuadrës verlindore shkojnë te gjyqtari Xhaja, duke protestuar për vendimin.