Dyshohet se vrau dy persona / Gjykata dënon me dy vite burgim Erion Alibej për plagosjen e Xhon Rustës

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me dy vite burgim shtetasin Erion Alibej alias Agim Shurbi, i cili akuzohet nga prokuroria si urdhërues dhe financues i ekzekutimit të Emiljano Ramazanit dhe Ergis Runaj.

Vendimi nga gjykata është marrë disa ditë më parë, e cila e ka gjetur fajtor Alibej për akuzën e ‘Kanosjes me armë’ dhe ‘Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit’ .

Por dënimi për Erion Alibej nuk lidhet me dy vrasjet e sipërpërmendura, por me një ngjarje tjetër të ndodhur në Elbasan në vitin 2018 .

Sipas hetimeve të kryera nga prokuroria, në vitin 2018,  Alibej ka qëlluar 3 herë me pistoletë në drejtim të shtetasit, Xhon Rusta.

Gjatë pretencës, Prokuroria e Elbasanit kërkoi 5 vite burgim për Erion Alibej, duke pasur parasysh dhe gjykimin e shkurtuar.

Ndërsa gjykata vendosi fillimisht dënimin me 3 vite burgim, duke e ulur dënimin përfundimisht në 2 vite burgim.

Gjatë atentatit, Rusta është plagosur lehtë me dy plumba në pjesëb e pasme.

Ndërsa një plumb e ka prekur në bark, por dëmtime të rënda.

Sipas hetimeve përplasje me armë ka ndodhur pasi Xhon Rusta, ka parakaluar me makinë, Erjon Alibej.

Ky ka qenë edhe momenti kur të rinjtë kanë filluar shkëmbimin e ofendimeve midis tyre

Gjatë këtij momenti në gjaknxehtësi e sipër Alibej ka nxjerrë armën e zjarrit ku ka qëlluar 3 herë ndaj Xhon Rustës.