VIDEO/ Momente tensioni në fushë, Kukësi pretendon për penallti

Po luhet në këto momente ndeshja mes Kukësit dhe Teutës, e vlefshme për javën e 12-të në Kategorinë Superiore.

Në minutën e 31’ Gjyqtari Xhaja akordoi faull në sulm, por kuksianët kërkojnë penallti. Pas këtij momenti, lojtarët e skuadrës verlindore shkojnë te gjyqtari Xhaja, duke protestuar për vendimin. Nuk munguan as përplasjet mes futbollistëve të të dyja skuadrave.