Greqi/ 58 viktima dhe 942 raste të reja me Covid -19

Greqia ka konfirmuar 942 raste të reja dhe 58 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit.

Gjithashtu vijojnë të jenë të shtruar në spitale 443 pacientë të infektuar.

Me shifrat e sotme, që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 137918 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 4,788 qytetarë

Ndërkohë mosha mesatare e viktimave nga Covid në vendin fqinj është 79 vjeç dhe kryesisht janë persona që vuajnë dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.