Vlerësimi i De Laurentiis dhe Gattusos nuk mjafton, Hysaj dhe Napoli ndajnë rrugët

Aventura e Elseid Hysaj te Napoli duket se është e destinuar të përfundojë. Mbrojtësi shqiptar ishte një nga shtyllat kryesore të skuadrës italiane vitet e fundit, por tani duket se dëshiron të largohet nga qyteti Napolitan.

Pavarësisht nga vlerësimi i De Laurentiis dhe Gattuso-s, palët nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Roma është një nga klubet e interesuara për Elsied Hysaj-n. (shkruan Corriere dello Sport)