Humbja ndaj Laçit, flet Daja: Mungoi dëshira dhe sakrifica për...

Partizani humbi përball Laçit në transfertë me rezultatin e përgjithshëm 3-2. Pas përfundimit të takimit trajneri i “të kuqve”, Ilir Daja dha një intervistë për mediat, ku u shpreh: “Nuk është se i lidhim ndeshjet kur luhet në të njëjtin orar. Nuk kemi bërë shumë në pjesën e dytë. Në pjesën e parë reaguam direkt kur pësuam gol. Në pjesën e dytë, po ta shikoje nga stoli, kishim vështirësi në pamjen vizive, ishte në gjysëm errësirë. Me daljen e Hakajt, patëm probleme në mbrojtje.

Balla është mesfushor që u pozicionua si mbrojtës krahu. Në pjesën e dytë mungoi dëshira dhe sakrifica për ta marrë rezultatin. Më shumë pritëm kundërshtarin. Në momentet e ndërtimit të aksionit, i kemi falur topat kundërshtarit në zona të rrezikshme.

Përveç terrenit të rënduar, nuk duhet ta ngremë si alibi. Ne kemi vonuar te pasi i thjeshtë. Përveç Kardozos që nuk ishte në gjendje të mirë. Vonesa e pasit bëri që të gabonim në ndërtimin e aksionit. Kundërshtari na kapi në disekuilibër.

Do uroja gjithë shqiptarët, veçanërisht komunitetin e futbollit. Mos kemi problematika, të kemi një vit sa më të mbarë. Shëndeti është gjëja që do t’iu uroja. Gëzuar të gjithëve”, u shpreh Daja në Gol pas Goli.