FOTO/ Vrasja e biznesmenit në Laç, pamjet kur policia ‘rrëmben’ Eduart Lamajn

Katër persona janë marrë të pandehur sot në lidhje me vrasjen e biznesmenit Paulin Gjergji dhe Bujar Likës, të ndodhur në një hotel në Laç.

Mes tyre është edhe Eduart Lamaj, njëri nga personat që u arrestua disa ditë pas ngjarjes, pasi ishte plagosur.

SYRI.net ka siguruar foto kur policia ‘e rrëmben’ Eduart Lamajn nga një spital privat, ku ai kishte shkuar për tu kuruar pas plagosjes.

Bashkë me Lamajn nën akuzë janë edhe Ilir Xhepaj, Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi. Këta persona akuzohen se në bashkëpunim kanë vrarë me breshëri plumbash Gjergjin dhe Likën brenda hotelit.

Megjithatë Prokuroria thotë se nuk ka një motiv pse këta persona kanë kryer atentatin, pasi nga verifikimet, as vetë të pandehurit dhe as familjarët e tyre skanë pasur konflikte të hapura me dy viktimat.

Prokuroria ka një sërë pamjesh filmike dhe dëshmi të vetë protagonistëve ku mbështet të gjithë skemën e vrasjes dhe kërkon në gjykatë marrjen e 4 personave si të pandehur.

Ngjarja e rëndë e vrasjes së dy biznesmenëve ndodhi në një hotel në autostradë në afërsi të Laçit në 30 Maj të këtij viti, ku të dy viktimat u qëlluan me breshëri arme, ndërkohë që nuk dihet ende se cili prej tyre ishte objektiv i autorëve të dyshuar.