Vrasja e Eglantina Bucit, babë e bir së shpejti në gjykatë, dëshmitari rrëfeu krimin

Prokuroria është drejt fundit për kopsitjen e dosjes e pritet të çojë në gjykatë babë e bir të akuzuar për vrasjen e vajzës Eglantina Buci.

Mësohet se sot  Dëshmitari i drejtësisë, Miklart Tola, i cili zbardhi vrasjen e Egalntina Bucci, 8  vite më parë, nga vëllai i saj, Shkëlzen Buci dhe babai Faik Buci, u paraqit në gjykatë ku përpara togave të zeza ka deklaruar të gjitha thëniet që ka bërë edhe përpara prokurorisë për vrasjen e Eglantina Bucit.

Në këtë seancë ishin thirrur për tu përballur me Tolën edhe babë e bir, të cilët nuk kishin pranuar të paraqiten, por ata u përfaqësuan nga avokatet e tyre.

Pas sigurimit të padisë nga ana e tij përpara gjykatës, prokuroria do mbyll hetimet dhe pritet që të dërgojë për gjykim Shkëlzen dhe Faik Bucin, të akuzuar për vrasjen Egalantina Bucit.

Eglantina, atëherë vetëm 23 vjeçe u vra dhe u  gjet e groposur 8 vite më parë, 2012. Ngjarja u mbajt e fshehur për vite të tëra deri në dëshminë e një të penduari i afërt i familjes,  i cili tregoi krimin e rëndë dhe dosja u rihap.

 Në shtator 2020 kur Gjykata e Tiranës la në burg  Faik dhe Shkelzen Bucin,  babë e bir duke I akuzuar për vrasjen e saj.