Influencuesja seksi zbulon tre sekretet për një foto perfekte për Instagram

Tre sekretet se si të kemi një foto perfekte në Instagram janë zbuluar nga Lindsay Pelas një inflencuese dhe modele, që siç pranon dhe vetë ajo bën para nga fotot e saj eshe pse nuk është si Cindy Crawford.

Këshilla e parë që jep ajo për të marrë sa më shumë pëlqime dhe lavdërime është se gjithmonë duhet të keni një ndriçim të mirë.

Nëse përdorni ndriçim natyral apo artificial, mbatja e syve nga burimi i dritës është hapi i parë i rëndësie për një foto të mirë, thekson Pelas.

Këshilla e dytë e saj është të gjesh këndin më të përshtatshëm për të bërë një foto.

Në varësi të gjatësisë dhe llojit të formave trupore, secili person ka kënde që nxjerrin në pah tiparet më të mira dhe mbulojnë dobësitë.

E tëra çfarë ju duhet të bëni është të gjeni kohë për të kuptuar se si të bëni një foto dhe çfarë pozicioni duhet marrë kamera.

Për shembull kamera gjithmonë duhet të mbahet poshtë kur fotografojmë në mënyrë që të dukeni sa më të gjatë në foto, sygjeron Pelas.

Këshilla e tretë dhe e fundit e Pelas ka të bëjë me redaktimin e fotove , për të siguruar rezultatin më të mirë të mundshëm.

Bukuroshja sugjeron të blini një aplikacion të mirë që do të lehtësojë këtë proces, i cili përdoret gjithashtu nga shumica e modeleve dhe aktorëve për mediat e tyre sociale.