Superliga/ Mbyllen pjesët e para, Tirana në avantazh ndaj Vllaznisë

Kanë përfunduar 45 minutat e para në katër takimet e vlefshme për javën e 12-të të Superligës.

Në klasiken e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia, janë bardheblutë që udhëheqin 1-0 në “Selman Stërmasi”, me golin e shënuar nga Ernest Muçi në minutën e 13-të.

Edhe Skënderbeu po fiton në shtëpi ndaj Bylisit, ndërsa dy sfidat e tjera, Laçi-Partizani dhe Apolonia-Kastrioti, janë mbyllur në barazim në pjesën e parë.

Rezultatet

Apolonia-Kastrioti          1-1

Tirana-Vllaznia              1-0

Laçi-Partizani                 1-1

Skënderbeu-Bylis           2-1