Katastrofë në Norvegji, rrëshqitja e dherave merr përpara fshatin

Një katastrofë ka ndodhur në një fshat të Norvegjisë ku një rrëshqitje masive e dheut ka marrë shumë shtëpi përpara.

Deri tani raportohen se janë plagosur 10 persona dhe 21 të tjerë janë akoma të pagjetur, raporton Reuters.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një zotë të komunës Gjerdum rreth 30 km në afërsi të kryeqytetit Oslo.

Sipas policisë rreth 700 persona janë evakuuar nga zona deri tani pasi ka akoma rrezik për shkëputjen masive të dherave.

"Kjo duhej të ishte një fundjavë e Vitit të Ri ku duhet të kishim paqe dhe qetësi dhe mbase duhet të shqetësoheshim më shumë për COVID-19 dhe jo nëse kemi persona të zhdukur nga një rrëshqitje dheu", tha Kryeministri Erna Solberg për transmetuesin TV2.