Largimi i mjekut Allkja, Mediu: Akt i parecedentë, tregues i degradimit të regjimit të korruptuar Rama

Pas vendimit të drejtuesve të QSUT për largimin nga puna të mjekt Allkja ka ragura edhe kreu I Partisë Republikanë Fatmir Mediu.

“Largimi i mjekut Allkja se ka dalë kundër jalës, propogandës së Partisë dhe “udhëheqësit legjendar Rama” është jo thjeshtë një akt i parecedentë, jo ligjor, por dhe tregues i degradimit të regjimit të korruptuar Rama”, shkruan kreu i republikanëve shqiptare ne një postim në facebook.

Ja postimi i plotë

Largimi i mjekut Allkja se ka dalë kundër jalës, propogandës së Partisë dhe “udhëheqësit legjendar Rama” është jo thjeshtë një akt i parecedentë, jo ligjor, por dhe tregues i degradimit të regjimit të korruptuar Rama

Ky degradim është dhe mendor, që tregon qartë se kushdo që mendon dhe flet ndryshe nga Rama, jo vetëm shahet fyhet, por duhet të bëj llogari se Ai Rama të lë pa punë dhe pse jo të dënon për agjitacion a propogandë.

Mjekët kanë bërë jo betimin e Partisë së Ramës por atë të profesionit. Të gjithë ata mjekë që sot rrinë indiferentë përballë largimit të kolegut të tyre pavarësisht janë apo jo dakort me mendimet e tij, së shpejti mund të jenë viktimat e radhës të regjimit të korruptuar të Edi Ramës.