Greqi, Ambasada shqiptare mbyll aplikimet për pasaporta: Rifillojmë më 5 janar

Ambasada e Shqipërisë në Greqi njoftoi se i mbyllur sot aplikimet për karta identitetit apo pasaporta dhe se do ta fillojë punën për qytetarët shqiptarë në datën 5 janar 2021. Në njoftimin e publikuar në faqen e saj në internet, Ambasada shqiptare shprehet:

Të nderuar qytetarë,

Në bazë të njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë, ju informojmë se:

Ζyrat e aplikimit dhe shpërndarjes të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, ditën e enjte, datë 31 dhjetor 2020, nuk do të ofrojnë shërbim. Ky pezullim i përkohshëm i aplikimeve bëhet për shkak se kompania koncesionare do të kryejë mirëmbajtjen vjetore dhe inventarin.

Dita e fundit që qytetarët mund të aplikojnë është e mërkura, 30 dhjetor 2020.

Për shkak të festave të ndërrimit të viteve, shërbimi do të rifillojë të martën, më 5 janar 2021. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, ju urojmë vit i mbarë 2021!"