Irritohet me mediat aktorja e njohur: Shihemi në gjykatë...

Prej kohësh, emri i saj po lakohet në forma të ndryshme.

Pas lidhjes së Adriana Matoshit me futbollistin afrikan, aktorja ka lexuar tituj të ndryshëm që mbanin emrin e saj, shkruan Syri Kosova.

Mirëpo, kupa siç duket është mbushur për të.

Përmes një statusi të bërë në Facebook, Adriana tha se të gjitha ata media që do të përdorin emrin e saj për lajmë të rreme  do të përballen në gjyq me të..

"Përmes këtij statusi unë dua që t'i paralajmëroj të gjitha ato portale që shfrytëzojnë emrin tim duke trilluar lajme me lloj-lloj titulli që qysh nga sot do të përballen direkt me gjykatën. Kam tentuar disa herë duke ju shkruar që t'i ndalni këto gjana mirëpo kam hasur në vesh të shurdhër. Kështu që tani e tutje, shihemi në gjykatë!” tha ndër tjera Adriana.