Tirana-Vllaznia, publikohen formacionet zyrtare të ‘klasikes’ së futbollit shqiptar

Do të startojë në 13:45, “klasikja” e futbollit shqiptar mes Tiranës dhe Vllaznisë.

Të dyja skuadrat do të kërkojnë të marrin maksimumin në këtë përballje, për ta mbyllur vitin kalendarik në mënyrën më të mirë të mundshme.

Vllaznia e Brdaric vjen në “Selman Stërmasi” me moralin e lartë, teksa udhëheq kampionatin me diferencë +6 nga ndjekësit e Partizanit.

Ndërkohë në krahun tjetër, Tirana e Dedes, barazoi në fundjavë përballë Teutës me rezultatin 1-1.

Për sa i përket takimit në fazën e parë mes kryeqytetasve dhe shkodranëve, ishte Vllaznia ajo që arriti të triumfonte me rezultatin 3-2.

Formacionet zyrtare

Tirana: Bekaj; Toshevski, Najdovski, Hoxhallari; Halili, Toli, Batha, Ismajlgeci; Torasa; Muçi, Danso

Trajner: Nevil Dede

Vllaznia: Zogovic; Gurishta, Adili, Imami, Isaevski; Marku, Krymi, Jonuzi; Imeri; Dilaver, Hoxhaj

Trajner: Thomas Brdaric