Aksidentoi me vdekje 60-vjeçaren, shoferi polic bashkiak, familjarët: Po fshehin provat

Një 34-vjeçar nga Roskoveci është arrestuar nga policia pasi ka aksidentuar për vdekje 60-vjeçaren Zeqine Kasa. Po ashtu, e lënduar ka mbetur edhe një 33-vjeçare me inicialet N. K., ndërsa sipas policisë, drejtuesi i mjetit, 34-vjeçari Sokol Prifti ishte në gjendje të dehur.

Ngjarja ka ndodhur më 28 dhjetor rreth orës 16:30, në fshatin Marinëz. Ndërkohë, abcneës.al mëson se Prifti është polic bashkiak në Roskovec, i martuar me një fëmijë.

Tajar Kasa, bashkëshorti i Zeqinesë thotë se krimin e ka fshehur paraja.

“Humbi pjesëtari më kryesor i familjes, kam ngelur jetim fëmijët, është ngjarje që mundohet edhe të fshehet. I kërkoj qeverisë drejtësinë, se njeriun nuk ma kthen dot në jetë. Të më ushqejë të paktën këta që më plagosi, se janë me të meta mendore.”

Kurse, Ardian Kasa, djali i gruas së ndjerë ndërsa kërkon drejtësi thotë se provat e ngjarjes janë fshehur.

“Është e filmuar me video me të tëra, kanë fshehur provat.”

Kurse, një nga banoret e zonës thotë: “Zonja njeriu i mirë. U aksidentua pa dashje atje. Edhe ai shoferi njëriu mirë ishte, nuk ishte njeriu i keq. Ajo kishte vajtur për të korrur tek toka e saj, aty ku kish kaluar, a nuk e di. “

Një tjetër banor thotë se shkak për aksidentin mund të jetë bërë edhe mungesa e sinjalisikës.

“Isha brenda, kur dëgjova zhurmën, u çova e dola. Pashë aksidentin, sipas imagjinatës time mendoj që ai hipi në trortuar aksidentalisht. Mendoj se do ketë tentuar të frenojë dhe makina i hoqi në një krah. Një familje e varfër, në gjendje shumë të dobët ekonomike. Vajzën nuk e ka në gjendje të mirë, është në kemp. Ata i këputi ajo tani.”

Sipas tij, bashkia Roskovec ka një muaj që e ka rehabilituar rrugën, por duke qenë se sinjalistika mungon, të shumta kanë qenë rastet kur mund të ndodhte një aksident si ai i 28 nëntorit.

“Gabimi i parë i bashkisë, shtroi një rrugë, është tabela. Duhet 150 m larg, duhet vënë kryqëzim dhe STOP, pra mungesa e sinjalistikës. Makinat vijnë këtu në darkë dhe ecin plumb. Ka rruga një muaj, ky është aksidenti i parë, 4-5 kanë shpëtuar. Nuk ka sinjalistikë që është kryqëzim.”