VIDEO shokuese e tërmetit/ Flet kameramani që i rezistoi tmerrit

Kroacia u trondit nga një tërmet me magnitudë 6.4 një ditë më parë.

Por edhe paslëkundjet ishin shumë të forta. Një e tillë u regjistrua në Petrinje, epiqendrën e tërmetit, teksa po fliste kryebashkiaku Darinko Dumboviç.

Toka u trondit fuqishëm dhe gazetarët e kameramanët u terrorizuan. Por vetëm kameramani Luka Mariçkoviç arriti të rezistonte dhe të sillte këto pamje të frikshme.

24-vjeçari madje qetësoi edhe të tjerët. “I mbajta duart fort te kamera dhe vazhdova të regjistroja. Bëra aq sa munda në atë moment,” tha ai për gazetën Jutarnji.