Peshkatari amerikan thyen rekordin për kapjen e krapit 'pasqyrë'

Idaho - Një tjetër rekord peshkimi është shënuar para se të mbarojë viti. Për shkak të pandemisë dhe mbylljeve, shumë shtete kanë parë një numër më të lartë se mesatarja të peshkatarëve me grep këtë vit. Dhe, edhe pse koha bëhet më e ftohtë, njerëzit janë ende jashtë nëpër liqene, duke u dridhur nga emicionet për të kapur peshq që thyejnë rekord

Alex Veenstra vendosi një rekord të ri shtetëror në Idaho në peshkimin me grep më 20 dhjetor, sipas një njoftimi për shtyp nga Departamenti i Peshqve dhe Lojërave të Idaho.

Ai e rrotulloi mirë një krap "pasqyrë" 13 kg e gati 90 cm. Sipas njoftimit për shtyp, kapja e Veenstra kaloi rekordin e mëparshëm të shtatorit të këtij viti.

Sipas IDFG, krapi pasqyrë e merr emrin nga luspat e tij të mëdha, si pasqyrë. Peshqit janë më të zakonshëm në Evropë, ku thuhet se rriten në mbi 27 kg. Speciet nuk janë vendase në zonën e Idahos.