Cristiano Ronaldo, mbreti i Instagramit: Homazhi për Maradonën është postimi i vitit 2020

Postimi që CR7 bëri për Diego Armando Maradonën u shpall si më popullori në Instagram për 2020 nga Billboard.

Një nderim i sinqertë për legjendën e futbollit  i cili pas ndarjes nga jeta mori më mijëra komente nga e gjitha bota.

Postimi daton në muajin nëntorin dhe ky dedikim regjistroi 19.7 milion pëlqime.

‘Sot i them lamtumirë një shoku dhe bota i thotë lamtumirë një gjeniu të përjetshëm. Një nga më të mirët ndonjëherë. Një magjistar i pakrahasueshëm. Ai u largua shumë shpejt, por la një trashëgimi të pakufijshme dhe një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Pusho në Paqe. Nuk do të harrohesh kurrë”, shkruante Cristiano Ronaldo në postim.

Një rekord tjetër shënohet për Cristiano Ronaldo, i cili mbetet personazhi më i ndjekur në Instagram me 249 milion ndjekës.

Në dhjetëshen e parë të renditjes së hartuar nga Instagram ka edhe një postim tjetër nga Cristiano Ronaldo: foto e ditëlindjes së tij, e cila e portretizon atë pranë djalit të tij Cristiano Junior dhe partneres së tij Georgina Rodriguez, kjo foto renditet në vendin e nëntë me 14.3 milion pëlqime.

Në vendin e dytë në renditjen e postimeve më të pëlqyera  të vitit 2020 në Instagram është njoftimin për vdekjen e Chadwick Boseman, i cili u postua në profilin zyrtar të aktorit të njohur për rolin e Black Panther në filmat Marvel. 

Fotoja regjistroi 19.1 milion pëlqime.

 Në vendin e tretë sërish një homazh për Diego Armando Maradonën këtë radhë nga Leo Messi, postimi i tij grumbulloi 16.4 milion pëlqime.

Në vendin e pestë një tjetër kampion botëror i sportit: LeBron James dhe homazhi i tij për kolegun e tij të ndjerë Kobe Bryant i cili arriti në 15.5 milion pëlqime. 

Sidoqoftë, në dhjetë të parët, më e pranishmja është Kylie Jenner: ndikuesja dhe sipërmarrësja, motra e vogël e Kim Kardashian, ka pasur pëlqime me disa postime, përkatësisht në vendin e katërt, të shtatë, të tetë dhe të dhjetë.