5 muaj pas ndarjes me Miley Cyrus, Cody Simpson zyrtarizon lidhjen me modelen

5 muaj pas ndajes nga Miley Cyrus, këngëtari Australian ka nisur një lidhje të re dhe këtë e ka bërë publike edhe në Instagram.

23 vjeçari ka publikuar një foto me modelen, Marloes Stevens, duke zyrtarizuar kështu edhe lidhjen e tyre.

Ata kanë kaluar Krishtlindjet së bashku, me familjen e tyre.

Cody dhe Miley i dhanë fund lidhjes së tyre, ndërsa burime për People thonë se ata vijojnë të mbështesin njëri tjetrit dhe nuk ka vend për dramë.

Ata kanë qenë shokë prej vitesh, ndërsa në 2019, ata vendosën të kishin një lidhje dashurie./Burimi: People/ K.H/Syri.net/