Alvaro Recoba nis karrierën si trajner

Ish-futbollisti i famshëm i Interit, Alvaro Recoba, do të jetë pjesë e stafit teknik të ekipit uruguaian Nacional Montevideo.

“El Chino” do të jetë asistenti Jorge Giordanos. Vendimi i komunikua nga vetë klubi uruguaian.

Kjo është përvoja e parë e 44-vjeçarit në trajnim. Kujtojmë që Rekoba mori së fundmi pjesë në eventin “MasterChef” të Uruguaiit, ku u rendit i dyti.