Afërdita Dreshaj pozon nga Karaibet, me barkun e rrumbullakosur dhe më joshëse se kurrë

Afërdit Dreshaj e ka bërë zgjedhjen e saj se ku do t’i kalojë pushimet këtë fundvit.

Ajo ka udhëtuar drejt Karaibeve bashkë me bashkëshortin e saj Jakub Kindl, teksa duket se po e shijon pafund këtë udhëtim.

Modelja ndau me ndjekësit fotografi të shumta nga atje, ndërsa në secilën prej tyre vuri në plan të parë barkun e rrumbullakosur.

Edhe pse është në muajt e fundit të shtatzënisë, Afërdita vazhdon të qëndrojë në formë të mirë dhe nuk ka hequr dorë nga palestra për asnjë moment.