Mrekulli në Petrinja: Pas orësh gërmimesh gjendet e gjallë një vajzë nën rrënoja

Kroacia është goditur ditën e djeshme nga një termet apokaliptik me magnitutë 6.3 shkalla Rihter. Deri tani nga tërmeti kanë humbur jetën 7 persona dhe dëme të mëdha materiale janë shkaktuar në epiqendrën e tërmetit, Petrinja.

Pas orësh të tëra gërmimesh nën rrënoja dhe në detin e lajmeve të këqija forcat e zjarrfikësve kanë arritur që ditën e sotme të gjendet e gjallë një vajzë e re.

"Le të shkojmë përsëri ... Petrinja dita e tretë. Vetëm ai që heq dorë mposhtet… Ne nxorëm një vajzë të gjallë nga kjo zyrë e cila ishte e mbuluar me tulla dhe beton, i urojmë fat dhe shërim të shpejtë! Faleminderit shumë për mesazhet e mbështetjes ", njoftoi Stacioni Publik i Zjarrfikësve në Facebook.

Deri tani sipas raportimeve rezultojnë të jenë 7 jetë të humbur dhe mbi 30 të plagosur nga tërmeti i djeshëm.