‘Billboard Albania’ rendit artistët dhe këngët më të dëgjuar gjatë vitit 2020

"Billboard Albania" ka publikuar statistikat e artistëve më të dëgjuar për vitin 2020 në Shqipëri.

Reperi Mozzik triumfon në vendin e parë me me 66.4 milionë dëgjime .

Në vendin e dytë është renditur Noizy me 62.2 milionë klikime, ndjekur nga Capital T dhe Kida. 2Ton, Alban Skënderaj, Dafina Zeqiri, Butrint Imeri dhe MC Kresha përmbyllin listën e artistëve më të dëgjuar.

Ndërsa vendi i parë si kënga me e dëgjuar është bashkëpunimi i Kidës me Mozzik, “Paranoja-Pishman”, ndjekur nga bashkëpunimi i Ardian Bujupit dhe Xhensilës 'Panorama'.