Kubanezët protestojnë në kufirin meksikan, kërkojnë të hyjnë me forcë në SHBA

Ciudad Juarez, Meksikë - Dhjetëra kubanezë protestuan në kufirin e SHBA në qytetin meksikan Ciudad Juarez të martën në mbrëmje, duke kërkuar që t’i lejonin të kalonin dhe të kërkonin azil në Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet amerikane, përfshirë policinë me veshje kundër trazirave, mbyllën urën që të çon në El Paso, Texas, me një pengesë betoni dhe tela me gjemba.

Një zë shpërtheu nga një altoparlant që paralajmëronte se çdo person që kalonte mund të arrestohej.