Në një lidhje dashurie? Dy aktorët e njohur turk ndezin rrjetin me intervistën e tyre të fundit

Aktorët e njohur turk, Hande Erçel dhe Kerem Bursin, prej kohësh janë në vëmendjen e mediave turke pas aludimeve se mes tyre ka nisur një histori dashurie. 

Por së fundmi, ata kanë pozuar për revistën “Hello” në Turqi, foto të cilat po bëjnë bujë në mediat sociale dhe të gjithë fansat janë të bindur se mes tyre diçka ka lindur tashmë.

Dyshja e dashur e serialit televiziv “Trokit të derën time”duken kaq të afërm saqë edhe një herë të gjithë po mendojnë se nuk po bëjnë thjesht punën.

Të pyetur rreth njëri-tjeterit dhe eksperiencën e tyre në set, ata janë përgjigjur:

Kerem: Hande është e jashtëzakonishme, di të argëtohet dhe është një partnere vërtet e mirë. Dhe mendoj se dikush si ajo është fati i çdo grupi … Herë pas here më ngacmon duke thënë se po punon më shumë se unë. Por unë hesht sepse jam dakord. Por përsëri, ai nuk ndalet së foluri me mua.

Hande: Kerem është një partner punëtor dhe motivues. Mund të përshtatet me çdo situatë, çdo skenë. Kjo është diçka shumë e admirueshme.

Kujtojmë se Hande i dha fund marrëdhënies së saj me këngëtarin e muzikës pop Murat Dalk?l?ç, dhe madje ka nga ata që shkuan deri aty saqë aluduan se aktori Kerem është bërë shkak i ndarjes së tyre.